Fjalimi i njeriut më të fuqishëm në botë, më 24 mars 1999: Ja pse shqiptarët e duan Clintonin (Video)

Shtatëmbëdhjetë më parë, më 24 mars 1999, presidenti amerikan Bill Clinton, doli para amerikanëve të tij dhe argumentoi për shtatë minuta e 22 sekonda se pse SHBA-të, së bashku me NATO-n, duhet dhe do të ndërhynin po atë natë në Kosovë.

“Ne po veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë”, argumentoi Clinton, ndërsa u foli për tragjedinë e Kosovës.

Ai u shpjegoi atyre asokohe se Kosova ishte një provincë e Serbisë e banuar në shumicë dërrmues nga shqiptarë dhe që në shumicën e tyre ishin myslimanë.

“Nëse Millosheviqi nuk do paqe, do t’ia pamundësojmë të bëjë luftë”, ka thënë ai, duke paralajmëruar se nuk do t’i fusë trupat amerikane në luftë. “Ne duam të shpëtojmë jetë të pafajshme, sepse fëmijët tanë meritojnë një Evropë të lirë. Mendimet dhe lutjet tona janë me burrat dhe femrat që janë në këtë mision për vlerat dhe të ardhmen e fëmijëve. Zoti i bekoftë ata. Zoti e bekoftë Amerikën”.

(Visited 170 times, 1 visits today)