Myftiu i Beogradit: A është rrënimi i xhamisë dhuratë për Ramazan? (FOTO)

Në rrethinë të Beogradit, në Zemun, është rrënuar xhamia si objekt i paligjshëm fetar. Forca të mëdha policore kishin bllokuar qytetarët në mënyrë që të mos pengojnë rrënimin e xhamisë.

Myftiu i Beogradit, Muhamed Jusufspahiq ka pyetur nga vendi i ngjarës pse po ndodh kjo, transmeton Gazeta Express.

“Pse po ndodh kjo? Për shkak të bisedimeve në Bruksel? Pse po ndodh kjo sot? A është kjo dhuratë për Ramazan?”, pyet myftiu autoritetet serbe.

Shikoni fotografitë nga vendi i ngjarjes:

(Visited 114 times, 1 visits today)