‘Harrone’ Demarkacionin, vjen lajmi fundit nga Gjykata Speciale, ajo ka marr një vendim të papritur

Në nëntor të vitit të kaluar Dhomat e Specializuara ose Gjykata Speciale kishte shpallur ftesën për avokatët që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të aplikojnë për akreditim pranë këtij institucioni. Gazeta Express merr vesh se avokatëve kanë filluar t’u vijnë përgjigjet nga Haga. Avokati kosovar Arianit Koci tashmë ka marrë përgjigje pozitive nga Haga.

Gazeta Express merr vesh se Avokati Arianit Koci tashmë ndodhet në listën e avokatëve që Haga ka akredituar për të mbrojtur të akuzuarit potencialë që do të gjykohen në këtë institucion për krimet e supozuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Dhomat e Specializuara kishin njoftuar në nëntor të vitit të kaluar të gjithë avokatët e interesuar për akreditim pranë këtij institucioni

Gjykata Speciale

(Visited 97 times, 1 visits today)