E madhe kjo! Gjukanoviq ‘dridhë’ Serbinë për Kosovën

Lideri i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politikën e gabuar në të kaluarën dhe me konfliktin e pamenduar me NATO-n, në vitin 1999.
Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të presionit nga Perëndimi, por për shkak të bindjes se e vërteta duhet shikuar në sy dhe për shkak se ashtu i kontribuohet stabilitetit të rajonit, shkruan Gazeta Express, transmeton Gazeta NewBorn.

“Serbia e sotme nuk vendos për Kosovën, ajo vetëm e ka marrë faturën për disfatën e pësuar më herët”, ka vlerësuar Gjukanoviq.
Ai ka shtuar se sipas pikëpamjes së Malit të Zi, realiteti me Kosovën është i pandryshueshëm.

“Të gjithë ata që mendojnë se në ndërkohë janë përforcuar aq sa janë në gjendje ta ndryshojnë realitetin e pafavorshëm për Serbinë, vetëm sa e shpenzojnë kohën e qytetarëve të Serbisë”, citon “Veçernje novosti” të ketë thënë Gjukanoviq.

Gjukanoviq

(Visited 256 times, 1 visits today)