LAJMI FUNDIT: Shefi i CIA-s konfirmon se sulmi i SHBA-ve vrau ‘qindra’ mercenarë rusë në Siri

Drejtori i CIA-s Mike Pompeo konfirmoi të enjten se forcat amerikane vranë “disa qindra” trupa mercenare ruse në Siri në një sulm në muajin shkurt, ai tha se SHBA i dërgoi një sinjal të veçantë për Moskën.

Z. Pompeo po dëshmonte përpara Senatit pasi ai pritet të bëhet Sekretar i Shteti, pasi Presidenti Trump e emëroi atë për të zëvendësuar Sekretarin që po largohet Rex Tillerson.

Duke u nxitur për politikën amerikane ndaj Rusisë dhe çfarë demokratët thoshin se ishte një qasje e dobët ndaj Moskës, zoti Pompeo tha se ligjvënësit duhet të shohin përtej sanksioneve për të kuptuar grupin e plotë të konfliktit dhe presionit.

Si një shembull ai vuri në dukje vrasjen e rusve në muajin shkurt. Raportet e shtypit thonë se mercenarët rusë që duket se mbështeten nga Kremlini dhe që janë të lidhur me qeverinë e Sirisë në betejën e saj kundër kryengritësve të mbështetur nga SHBA, u përpoqën të fitonin terren në një zonë ku ishin forcat amerikane. Me poshte keni pamjet e tmerrshme.

(Visited 632 times, 1 visits today)