Dy motra refugjate nga Kosova në Suedi: Fotoja që po drithëron gjithë botën

Konkursi i përvitshëm “World Press Photo Contest 2018” ka publikuar gjithë çmimet kryesore për fotot më të mira të vitit, ku njëra prej tyre tregonte dy motra refugjate nga Kosova.

Magnus Wennman është foto-reporteri suedez, i cili në mars të vitit 2017 shkrepi foton drithëruese.

Xheneta (djathtas) është shtruar në spital dhe nuk reagon për dy vite e gjysmë. Pranë saj gjendet e motra, Ibadetja, e cila reagoi për herë të fundit 6 muaj më parë. Të dyja vuajnë nga “Sindroma e Dorëheqjes” (Resignation Syndrome) në Horndal të Suedisë.

Kjo sindromë lidhet me një çrregullim afatgjatë që prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët e traumatizuar psikologjiksht gjatë procesit të gjatë e të vështirë të migrimit nga njëri vend në tjetrin.

Motrat

(Visited 1,578 times, 1 visits today)