Zbulohen detaje të reja, ja si u vra 28 vjeçari

Policia ka zbardhur dhe ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes së Marjo Majollari, të ndodhur mbrëmë në Tiranë.
Policia bën me dije se në kërkim është shpallur shtetasi K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç.
Policia vërteton pistën se Marjo u vra për hakmarrje pasi babai i tij në vitin 2000 ka vrarë dy shtetas.

Njoftimi i plotë i policisë

(Visited 289 times, 1 visits today)